Ministri francez i Punëve të Jashtme, Zhan-Mark Ero, deklaroi sot se pezullimi eventual i sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë mund t’i dobësojë orvatjet për zgjidhjen e krizës ukrainase dhe në këtë mënyrë të fitojë Moska. “Kjo do ta dobësonte qëllimin për zgjidhjen e këtij konflikti dhe do të ishte fitore për ata, të cilët e kanë rrezikuar sigurinë e një vendi”, theksoi Ero para takimit të sotëm të ministrave të Punëve të Jashtme të Rusisë, Ukrainës, Francës dhe Gjermanisë në Minsk, kushtuar plotësimit të marrëveshjes për armëpushim në Ukrainë Lindore. Duke i komentuar kërkesat e disa politikanëve në Francë, mes të cilave është edhe kandidati për president të së djathtës franceze Fransoa Fijon, për pezullim të sanksioneve kundër Rusisë, Ero vlerësoi se kjo do të ishte e barabartë me lëshimin para Moskës. “Devijimi nga Marrëveshje e Minskut do të ishte gabim për interesat tona strategjike”, theksoi ministri francez i Punëve të Jashtme.