Samuel Eto’o duhet të përgjigjet për “gabimet” e tij në adoleshencë. Gjykata e Madridit ka pranuar kërkesën e një vajze të re 18-vjeçare për njohjen e atësisë nga sulmuesi kamerunas, aktualisht pjesë e Qatar SC.
Kur ishte 19-vjeç dhe luante për Realin e Madridit, Eto’o, sipas avokatit të vajzës së re, Fernando Osuna, kishte lënë shtatzënë të dashurën e tij (emri i të cilës nuk bëhet i ditur), e cila e solli në jetë vajzën jashtë territorit të Spanjës, por pa përcaktuar me saktësi vendin.
Sipas avokatit, 18-vjeçarja pretendon që ka provat biologjike (ngjashmëria, ADN-ja), për të vërtetuar se Samueli është i ati. Kjo është arsyeja që gjykatësi e ka pranuar kërkesën e saj për nisjen e një procesi për njohjen e atësisë.