Caen e mposhti Grenoblen me rezultat 2:0 në ndeshjen e Ligue 2 franceze të premten në mbrëmje. Caen mori ndihmë të madhe nga portieri i ekipit kundërshtar, Brice Maubleu, që e shënoi një autogol qesharak.
Pasi e mori topin dhe tentoi ta gjuajë atë për ta rinisur lojën sa më shpejt që të jetë e mundur, Maubleu aksidentalisht e lëshoi topin në një mënyrë që topi shkoi drejt portës së Grenobles, transmeton Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha.
Edhe pse ai tentoi, dhe për pak sa s’ia arriti, ta ndalojë topin të mos e kalojë vijën e portës, ai nuk arriti ta bëjë këtë dhe rezultati kaloi në epërsi 2:0 për Caen, vetëm disa momente pasi Jessy Pi e kishte shënuar golin e parë.
Pas kësaj disfatë, Grenoble radhitet në pozitën e nëntë në tabelën e ligës së nivelit të dytë të futbollit në Francë, me 35 pikë të fituara nga 27 ndeshjet e zhvilluara deri më tani.
Ndërsa, Caen radhitet në pozitën e 11-të dhe e ka vetëm një pikë më pak sesa Grenoble, 24, nga 27 ndeshjet e zhvilluara deri më tani në ligë.
On critique souvent le jeu proposé en L2, par ignorance je dirais. Il y a aussi des belles actions bien construites, comme ce but marqué dans le match entre Caen et Grenoble. Regardez, ça part d’une relance à la main du gardien ! pic.twitter.com/ajJnWQYuny
— Jonathan Tunik (@JonathanTunik) February 28, 2020