Ka një milion gjëra të vogla për t’u shqetësuar kur përgatisni një drekë apo darkë mikpritëse, por ka një hap të vetëm që duhet ta shmangni seriozisht kur gatuani punë ! Mos e lani asnjëherë këtë të fundit para se ta zieni apo ta fusni në furrë.
Kjo tingëllon kundërshtuese me atë ç’ka kemi besuar deri më tani, por larja e një gjeli apo pule të papjekur mund të spërkasë patogjenë, si salmonella, në sipërfaqet e tjera të kuzhinës, sipas United States Department of Agriculture. Kjo do të thotë që po shpërndani më shumë baktere në kuzhinën tuaj, gjë që mund të çojë në helmimin e ushqimeve të tjera. Sipas një studimi të Universitetit Drexel, kur ju lani pulën, bakteret e lartëpërmendura shpërndahen kudo përreth jush.
Ky proces quhet aeroizolim. Nëse listeria apo salmonella arrijnë të futen në gjakun tuaj, ju jeni të rrezikuar të humbni jetën.
Edhe nëse ju i mbijetoni një infeksioni të tillë, ju mund të merrni Campylobacter një bakter që shkakon
diarre
të përziera
të vjella
dehidratim
Mënyra më e mirë për të shmangur këtë është ta zieni pulën e lëngun e parë ta derdhni ose të piqni direkt në furrë, sepse vetëm temperaturat e larta mund të vrasin bakteret dhe jo uji i rubintetit.
Gjithashtu sigurohuni që të lani me ujë të nxehtë, sipërfaqen e dërrasës dhe banakun për të shmangur ndotjen e mëtejshme.