Mëngjesi është një ndër vaktet më të rëndësishme gjatë ditës dhe për këtë gjithmonë duhet të kujdesemi që të jemi të rregullt me konsumimin e tij.Ndodh që dita të jetë e ngarkuar që në mëngjes dhe për këtë shpesh ne mund ta kalojmë këtë vakt, por është vertetuar se nëse ndodh një gjë e tillë atëherë në drekët këta persona konsumojnë më shumë ushqim.
Sipas ekspertes së dietës në Qendrën Mjekësore Northëest Houston, Emily Banes, këtë gabim e kemi bërë të gjithë të paktën disa herë gjatë jetës sonë, raste të ndodhura për një sërë arsyesh.
Disa persona nuk konsumojnë vaktin e mëngjesit sepse e konsiderojnë atë si një vakt që iu shton oreksin dhe peshën. Një tjetër dilemë për personat që konsumojnë mëngjes është një mëngjes i lehtë apo i rëndë në kalori.
Keni dëgjuar jo në pak raste që t’ju thonë “mos e lini stomakun kurrë bosh, një frut ose një fetë bukë të mban gjithë ditën energjik”.
Por, nga ritmi i ditës dhe për shkak se ora ikën shumë shpejt në mëngjes, ne dalim me stomakun bosh, gjë që nutricionistët ndërkombëtarë e quajnë gabimin e parë të ditës.