Mëngjesi është vakti i parë dhe konsiderohet shumë i rëndësishëm për pjesën tjetër të ditës. Dietologia Susie Burrel ka treguar se shumë njerëz bëjnë gabime duke bërë që mëngjesi i shëndetshëm mund të ketë edhe gabimet e veta. Sipas saj nuk duhet ngrënë vonë dhe kafja me qumësht nuk është gjithmonë zgjidhja e duhur.
Mëngjesi duhet të hahet para orës 09.00 dhe duhet lënë pas qumështi, pasi jep kalori të tepërta në mëngjes. Drithërat janë ushqim që konsumohen në mëngjes, por shumë prej njerëzve kanë treguar se ndihen shumë shpejt të uritur dhe kanë nevojë të hajnë drekë para kohës së caktuar. Një mëngjes i bollshëm do të ishin dy vezë, fasule, djathë dhe kos.