Gabimet që ndikojnë për keq në personalitetin e fëmijës

Në mënyrë që të mos bini në grackat prindërore kemi ndarë me ju gabimet më të zakonta të prindërve, që mund të dëmtojnë rëndë fëmijët

Prindërimi është akti më delikat i balancimit të një sërë veprimtarive që lidhen me fëmijët tuaj. Ky ekuilibër është i vështirë për t’u arritur, madje edhe qëllimet më të mira mund të ndikojnë negativisht në rritjen dhe mirëqenien e fëmijëve. Në mënyrë që të mos bini në grackat prindërore kemi ndarë me ju gabimet më të zakonta të prindërve, që mund të dëmtojnë rëndë fëmijët.

  1. Dështimi për të praktikuar ato që ne predikojmë

Është përgjegjësia jonë si prindër t’u rrënjosim fëmijëve vlerat dhe parimet për një jetë dinjitoze, por nëse sjellja jonë është joetike dhe nuk përputhet me vlerat që predikojmë, fëmija do të zhvillojë sjellje jo të qëndrueshme që pengojnë marrjen e vendimeve të duhura në jetë. Veprimet flasin më shumë se fjalët në mendjen e një fëmije.

  1. Refuzojmë të ndajmë me ta dështimet tona

Duke krijuar imazhin e prindit perfekt, fëmija ka frikë të gabojë. Dëshira për të mos gabuar dhe të ndjekë shembullin tuaj, fëmija priren të ndrydhe dëshirat dhe pasionet. Ajo që duhet të bëni është të ndani me ta dështimet tuaja, në mënyrë që ata ta kenë të qartë që askush nuk është perfektë. Të gabosh është njerëzore, ndaj kini kujdes me ato çfarë u kërkoni dhe si ia kerkoni fëmijëve.

  1. Dështimi për të dalluar kërcënimet e vërteta nga ato imagjinaret

Shpesh prindërit e kanë të vështirë të bëjnë dallimin e një rreziku të vërtetë nga ai imagjinar dhe pushtohen nga frikërat irracionale. Për të mposhtur këtë “huq” psikologjik, ju duhet të mendoni në mënyrë logjike për të identifikuar kërcënimet specifike e të mos i trembni më kot duke shpikur 1001 situata nga mendja juaj.

  1. Lërini fëmijët të zhvillojnë dëshirat e tyre, mos iu impononi në zgjedhjet e tyre

Është e natyrshme që ju të doni që fëmijët të ndjekin hapat tuaja, por duhet të keni kujdes kur iu imponoheni pasi ata mund të kenë interesa krejt të ndryshme nga tuajat.