Të blesh një orë ndonjëherë mund të jetë si të ecësh në një tokë të minuar. “Ka kombinime të pafundme të rripave, materialeve, akrepave, frekuencave dhe indekseve- çfarëdo që do të thonë këto. Si rezultat, shumë njerëz largohen nga dyqani me një orë që nuk janë me të vërtetë të kënaqur, por nuk ka pse të jetë kështu”, thotë Hamilton Powell, CEO i Crown & Caliber, një treg në internet për orët luksoze. Në një interviste për Business Insider, Powell foli për gabimet më të mëdha që bëjnë njerëzit kur blejnë një orë, dhe për atë që realisht ata duhet të bëjnë.
1. Blerja e një orë të re si investim
“Kur lexoni titujt e shitjeve të shfrenuara të Rolex-it, në miliona dollarë, mund të jetë joshëse për të investuar në blerjen e një ore – vetëm sigurohuni që nuk është e re. 95% e orëve moderne që po blini këto kohë nuk janë investime”, tha Powell. “Në qoftë se do të ishin, markat nuk do t’i shisnin ato. Powell e krahason tregun e orëve me tregun e makinave: “Që në momentin që e ngisni makinën e re,i humbet vlera.”
2. Blerja e një ore që i pëlqen miqve tuaj
Ora juaj duhet të jetë reflektim i shijeve tuaja, jo i miqve tuaj. “Blini një orë që ju pëlqen ta shikoni çdo ditë dhe e pëlqeni”, thotë Powell. “Ju do të duhet të zgjoheni çdo ditë do ta shikoni atë dhe nëse nuk ju pëlqen pamja e saj atëherë ju do të lodheni nga ajo shumë shpejt.”
3. Mos përputhni orën tuaj me mënyrën tuaj të jetesës
Nuk përputhet me mënyrën tuaj të jetesës. Mundohuni të përputhni orën me stilin e jetesës tuaj dhe jo stilin e jetesës me orën. Blej një orë që ka “shpirt”: Të blesh një orë që ka një lloj shpirti në të, një histori për të treguar të bën të njohësh dhe të dish vlerat dhe si pasojë ta duash më shumë atë.