Në ndeshjen e fundit të Milanit që përfundoi me fitore kundër Fiorentinës me rezultat 2-1, ndodhën disa gabime të gjyqtarëve. Pas avantazhit të ‘Rossonerëve’ me golin e Kuckas, Fiorentina barazoi rezultatin katër minuta më vonë përmes Kalinic. Ky gol sipas mediave italiane u shënua nga pozita jashtë loje. Gjatë të ndeshjes, edhe një pasim për Carlos Bacca u konsiderua offside, e që pas lojës u vlerësua si një gabim tjetër i rëndë. Gjyqtarët italianë njihen si ndër më të mirë në botë, por në Serie A po ndodhin shumë gabime trashanike.