Gabimet e zakonshme gjatë dushit që dëmtojnë seriozisht lëkurën

Në qoftë se do t’ju thoshim se shumë prej jush bëjnë pafund gabime gjatë dushit me siguri do t’ju dukej absurde pasi të bërët dush është diçka mëse e zakonshme, thjesht lahesh dhe kaq. Por, ja që nuk ndodh kështu..shpeshherë gjatë larjes bëhen gabime që dëmtojnë lëkurën dhe mirëqenien e përgjithshme. Ja cilët janë 5 gabimet e zakonshme që duhet t’i evitoni pasi të keni lexuar këtë artikull:
1. Laheni me ujë shumë të nxehtë: Uji i nxehtë mund të jetë një zgjidhje shumë e mirë gjatë dimrit, por kujdes me temperaturën e tij pasi në të kundër lëkura do të vuajë pasojat e gjithë kësaj. Uji shumë i nxehtë dehidraton lëkurën dhe e than atë.
2. Laheni për një kohë të gjatë: Merrni gjithë kohën që ju nevojitet, por mos e ekzagjeroni pasi në të kundërt rrezikoni që përveç dehidratimit siç u përmend më lart, të keni irritim të lëkurës si skuqje dhe akne. Dushi duhet të zgjasë plot 10 minuta.
3. Përdorni shumë shkumë: Është mëse normale që në produktet e mirëmbajtjes së higjienës personale të keni shampoo trupi, losione larëse apo xhel, por jo të gjithë prej tyre janë të nevojshëm. Merrni më mirë një sapun që i përshtatet pH-it të lëkurës dhe nuk krijon irritime të mëtejshme.
4. Përdorni të njëjtin sfungjer prej shumë kohësh: Një prej produkteve më të rrezikshme dhe që akumulon më shumë baktere është sfungjeri i trupit. Duke qenë se sfungjeri është tërë kohës i lagur ai krijon habitatin ideal për rritjen dhe shumimin e baktereve. Ndërroni sa më shpesh sfungjerin e trupit ose lëreni të thahet në diell.
5. Përdorni peshqirë të vjetër: Një ndër të këqijat më të mëdha që i bëni lëkurës së trupit është fshirja me peshqirë të ashpër apo ushtrimi i forcës gjatë fshirjes. Kështu rrezikoni që të keni acarim të lëkurës sidomos kur keni ndonjë plagë të hapur.