Të zëvendësosh syzet optike me lente sigurisht ka të mirat e saj. Si për shembull, një shikim periderial të përmirësuar. Gjithsesi ashtu si me syzet edhe lentet nuk mund t’i heqësh dhe t;i vësh sa herë të duash, apo t’i hidhni para se të flini. Pakujdesia të tilla mund të shkaktojnë infeksion serioze të syrit.
Por ndonëse shumica e përdoruesve i dinë, ende vazhdojnë të bëjnë gabime të përditshme me lentet e kontaktit. Më poshtë do t’ju kujtojmë disa prej më të shpeshtave që duhet t’i shmangni me çdo kusht.
Të flesh me lente
Ndodh që disa kompani që prodhojnë lehtë të ju këshillojnë që nuk ka asgjë të keqe të flesh me lente, madje është edhe më e sigurt. Kështu ju do e keni kthyer në zakon diçka të tillë dhe kur zgjoheni e ndjeni që sytë janë të thatë dhe shikimin e keni të turbullt. Por, të flesh me lente nuk është aspak e këshillueshme për sytë. Gjatë natës ato mund të irritohen dhe mund të ndiheni të parehatshëm. Mbi të gjitha lentet mund të marrin baktere të ndryshme që bëhen më pas vatër infeksionesh.
Të bësh dush apo të notosh me lentet në sy
Uji i detit apo shkuma e dushit do të ju irritojnë sytë, infeksione që mund të vijnë si pasojë e këtij gabimi, mund të jenë kaq të rënda sa të ju çojnë deri në verbim.
Përdorimi i ujit të pafiltruar për të larë lentet
Një veprim i tillë mund të shkaktojë probleme serioze tek sytë tuaj. Uji i çezmës mund të jetë i pastër mjaftueshëm për t’u pirë, por nuk është steril. Lentet e kontaktit duhen larë vetëm me solucionin e tyre përkatës.
Të vazhdosh t’i mbash ndonëse afati ka kaluar
Mund të duket sikur kështu keni kursyer të holla, por jo. Përveçse duhet të pastrohen çdo ditë, ato duhen ndërruar çdo tre muaj, nëse vazhdoni t;i mbani për një kohë të gjatë, infeksioni është i pashmangshëm.