Gabigol ka realizuar golin e tij të 18-të në kampionat, por ka qenë një gol ndryshe nga të tjerët. Në fakt, për sulmuesin që është në pronësi të Inter, ajo kundër Atletico Mineiro (e fituar 3-2) ka qenë ndeshja e fundit për të në shtëpi me fanellën bardhezi. Në janar do të kthehet në Milano për t’u larguar përsëri, ndoshta për te Palmerias. Në fund të ndeshjes, vetë lojtari ka thënë: “Dua t’i falënderoj të gjithë”.
Goal, maglia in alto e bacio sullo scudo: alla penultima giornata del Brasileirão, Gabigol saluta così il Santos e la Vila Belmiro in attesa del rientro all'Inter.
18 reti in 37 giornate nel campionato verdeoro. Capocannoniere. pic.twitter.com/O77ui55n12
— Pasquale Edivaldo Cacciola (@PE_Bahia) November 25, 2018
Gabriel Barbosa ka shënuar golin e tretë të Santos, që ka rezultuar vendimtar, edhe pse jo për renditjen, duke parë se skuadra nuk është kualifikuar për edicionin e ardhshëm të Kupës Libertadores. Pas golit ka hequr fanellën dhe ia ka treguar të gjithë publikut para se të ulej në gjunjë dhe të puthte stemën e Santos.
“Nuk ei di nëse kjo ka qenë ndeshja e lamtumirës, por ka qenë shumë emocionuese të shënoja në ndeshjen e fundit të luajtur në shtëpi, tani do të mbështes shokët e skuadrës. Nëse ka qenë një lamtumirë, falënderoj të gjithë tifozët. Të shohim se çfarë do të ndodhë.
Gabigol do të kthehet tek Inter pas huazimit 18-mujor, por nuk është pjesë e projektit të Spalletti-t dhe për këtë arsye duhet të gjejë një skuadër të re: e do Palmerias, por për të janë interesuar edhe Cruzeiro me Wst Ham.