Trajneri i Inter Stefano Pioli siguron Gabigol se është një lojtar i talentuar por duhet të ketë durimin e duhur. Sulmuesi brazilian ka luajtur vetëm 16 minuta që kur mbërriti nga Santos për 30 milionë euro, dhe është përfolur për një largim nga klubi në janar. “Mendoj se ai është një lojtar i talentuar, ai po përpiqet të kuptojë një mentalitet të ri në stërvitje dhe një mënyrë të re të punuarit,” shprehet Pioli për Premium Sport. “Ai duhet të ketë durimin e duhur, atij do t’i jepet hapësira me siguri dhe mund të rritet me ne.” “Kur zgjedh ekipin nuk mendoj për çmimet e lojtarëve, kam një detyrë për të përzgjedhur ekipin më të mirë. Atij i duhet kohë por është duke punuar mirë. Ai ka shokë ekipi cilësorë në pozicionin e tij.” Pioli zëvendësoi De Boer muajin e kaluar te Inter, dhe thotë se është shumë herët për të gjykuar ecurinë e tij deri tani. “Një muaj është pak për të bërë konkluzione. Po punojmë për t’u rritur. Na duhet vazhdimësia për të përmirësuar renditjen.” “Ka pasur shumë aspekte pozitive, kam gjetur një organizim të mirë. Kemi gjithçka që duhet për të punuar mirë, megjithëse është e pashmangshme të kesh vështirësi gjatë rrugës. Kishte probleme kur mbërritën, por jemi duke punuar për t’i rregulluar. Kandidatë të tjerë që u intervistuan? Ishte më publik se bisedat e tjera që kam pasur, por ishte shumë normale. Klubi të pyet për informacionet e nevoshjme. Ishte një takim pozitiv, duam të punojmë seriozisht dhe të bëjmë më të mirën tonë.”