Gabriel Barbosa, i njohur ndryshe si Gabigol pavarësisht fjalëve të mira për Santosin, nuk e fsheh dëshirën e një rikthimi në Europë. 22-vjeçari, i cili është në pronësi të Interit rikthehet të flasë për të ardhmen e tij. Ai deklaroi se ekziston mundësia e një qëndrimi në Brazil, por ëndrra e tij është rikthimi në kontinentin e vjetër. Sulmuesi pohoi se e ardhmja e tij nuk varet nga ai por nga drejtuesit e Santosit dhe të Interit, të cilët do të marrin vendim përfundimtar në fund të dhjetorit, kohë kur përfundon edhe huazimi i tij te Santosi.