Flamengo fitoi 2-0 ndaj Fortaleza për javën e 7-të të kampionatit brazilian, duke u ngjitur në vend të dytë me 3 pikë më pak se Palmeiras. Përcaktues në këtë ndeshje ishte sulmuesi i huazuar nga Inter, Gabriel Barbosa, i cili shënoi nga një gol për çdo pjesë dhe i dha fitoren skuadrës së tij.
Goli i parë ishte një kombinim perfekt mes lojtarëve të Flamengo, aksion fantastik me pasime në stil “tiki-taka”, saktësi dhe klas, që mbyllet me finalizimin e Gabigol.
Sulmuesi po kalon një moment të mirë në Brazil, teksa këtë sezon në kampionatin vendas ka shënuar 4 gola në 6 ndeshje që ai ka luajtur. Inter po tenton ta shesë që të mbyllë hendekun e një humbje kolosale në para, duke qenë se blerja e tij ka kushtuar afërsisht 30 milionë euro.
Për brazilianin ky ishte goli i tij i 100-të në karrierë në moshën 22 vjeç, 9 muaj e 2 ditë.
83 –Santos
13 – Flamengo
2 – Brazili
1 – Inter
1 – Benfica