Gabigol do largimin nga Benfica, por refuzon rikthimin në Brazil

I ardhur me bujë te Interi verën e kaluar, Gabriel Barbosa po vuan shumë ambientimin e tij në futbollin europian. Këtë verë zikaltrit vendosën ta huazojnë brazilianin te Benfica, por edhe atje ai nuk po gjen dot hapësira për të luajtur, për shkak edhe të një debati që pati me trajnerin.

Së fundi futbollisti, bashkë me klubin zikaltër, kanë vendosur që të mos qendrojë më te Benfica, por të huazohet në një tjetër klub. Ofertat e para janë nga ish klubi i tij në Brazil, Santosi, PSV-ja në Holandë dhe Genoa.

Vetë Gabriel Barbosa është shprehur tërësisht kundër rikthimin te Santosi, ndërsa ka refuzuar edhe pistën holandeze. Më ndryshe ka qenë qëndrimi i tij në lidhje me huazimin te Genoa, ndonëse do të preferontë ndonjë klub tjetër në Serinë A.

“Dua të shkoj në një klub të Serisë A, ku të luaj dhe të gjej formën time, me qëllim që në verë të rikthehem dhe t’i shërbej Interit. Te Benfica jam i zhgënjyer, sepse nuk më aktivizojnë dhe askush nuk më jep arsyet se pse nuk luaj. Jam stërvitur maksimalisht dhe jam i bindur se kam formën e duhur për të luajtur”, tha Gabigol.