Është tërhequr nga futbolli i luajtur ish-kapiteni i Atletiko Madridit Gabi. Mesfushori veteran spanjoll mbylli karrierën në moshën 37-vjeare duke luajtur së fundmi me Al-Sadin në Katar.
Gabi ose i njohur ndryshe me emrin Gabriel Fernández Arenas zhvilloi me fanellën e Atletiko Madridit 374 ndeshje në karrierë duke fituar kampionatin spanjoll në vitin 2014, dy herë Ligën e Evropës, një Kupë Mbreti si dhe një Superkupë të Evropës.
Ai shkoi dy herë në finale të Ligës së Kampioneve, por në të dyja rastet u mposht nga rivalët e Real Madridit. Gabi nuk luajti asnjëherë për Spanjën, ndërsa është futbollisti i tetë në historinë e Atletiko Madridit për sa i përket numrit të ndeshjeve.