Shkup, 31 tetor – Në fillim të muajit nëntor parashihet të mbahet takimi i parë i Komitetit të përbashkët interdisiplinar të ekspertëve të cilën e kanë formuar Maqedonia dhe Greqia, si obligim i dalë nga Marrëveshja e Prespës. Ambasadori Viktor Gaber i cili e udhëheq ekipin e Maqedonisë për MIA ka dekalruar se ajo duhet të ndodhë në fund të kësaj jave në Selanik, mund të zgjas një apo dy ditë dhe duhet të vërtetohet dinamika e takimeve si dhe të bëhët fjalë për kornizë të bisedimeve. Para kësaj, siç tha, “pason takim hyrës me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Markos Bolaris”. Është paraparë ky Komitetit të shqyrtojë librat, ndërsa do të definojë edhe kornizë kohore që të sigurohet se secila nga palët nga viti i ardhshëm, ose një vit nga nënshkrimi i Marrëveshjes, nuk shfrytëzohet asnjë libër apo material ndihmës që përmban çfarëdo lloj irredentizmi.
Konform nenit 8, paragrafi 5 i Marrëveshjes së Prespës, punën e Komitetit do ta mbikëqyrin Minisitritë për Punë të Jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë. Komiteti do të mblidhet më së paku dy herë në vit, ndërsa raporti duhet të dorëzohet para Këshillit për bashkëpunim në nivel të lartë, trup i ri formimi i së cilës është poashtu detyrim i Marrëveshjes me të cilën do të udhëheqin kryeministrat e dy vendeve. Gaber ka thënë se bëhet fjalë për material vëllimor nga libra maqedonas dhe grek, që duhet të kontrollohen në drejtim të ndryshimit të mënyrës së rishikimit të historisë tek gjeneratat e reja për të mos qenë të fiksuar në atavizma, stereoptipe të ndodhive historike me qëllim të shmanget animozitet.
“E vërteëtë është se ka pasur momente të vështira dhe të dhembshme në histori, por ata nuk duhet të jenë pengesë që të ecim përpara, por patjetër t’u sqarojmë edhe brezave të rinj në mënyrë që të mos shkaktojë momente të dhembshme. Nuk mundet, në këtë rajon tani kur shkojmë drejt BE-së, të vazhdojmë të jetojmë në mnëyrën si më parë, patjetër të bashkëpunojmë, patjetër të ecim përpara dhe të ndihmojmë brezat e rinj, të mos jenë të fiksuar si ka qenë gjyshi im, babai, unë. Fakt është se në librat e tyre, edhe te ne në librat tonë ka elemente që kanë shkaktuar ndjenja të pakëndshme, tek pala tjetër dhe kanë nxitur brezat e rinj”, ka thënë ambasadori Gaber.
Në pyetjen se cilat janë temat që pritet të shkaktojnë polemika më së shumti, Gaber ka thënë se ekzistojnë disa elemente në historinë tonë dhe të tyre që janë të dhembshme. Si shembull e thekson periudhën e Luftës së Dytë Botërore, bashkëpunimin e partizanëve maqedonas dhe grek, deri në ç’shkallë ka qenë i mundur ai raport, nëse do të ketë Shtab ballkanik siç kanë propozuar partizanët e Jugosllavisë, ndërsa maqedonasit e kanë pranuar. Pastaj çka ka qenë Fronti Nacionalçlirimtar sllavomaqedon “FNSM” për partizanët, apo të marrëveshjes së heshtur Averov- Popoviq të vitit 1959. Ka edhe shembuj pozitiv, siç thotë Pakti mes Jugollsavisë, dhe në ato korniza Maqedonia me Greqinë dhe Turqinë në vitin 1954.
Ekipi nga Maqedonia sipas lëmisë së ekepertizës dhe asaj multidisiplinare krahas Gaberit si diplomat me përvojë dhe karrierë, numëron edhe një historian, një gjuhëtar, arekolog, politikolog, shkrimtar- filozof dhe ekspert për raporte ndëretnike. Kjo sipas Gaberit flet për koncipimin mbi modelin civilizues qëllimi i së cilës është kontribuimi në pikëpamje më ndryshe të punëve e cila do të mundësojë zhvillim të mëtejmë të vendit.
Nga ekipi grek ka tre historianë klasik, që nënkupton sipas tij, “dëshirë që në mënyrë precize të vërtetohen elementet që nuk duhet të shkaktojnë antagonizma”.
Kundrejt kompleksitetit të materialit që është lëndë e interesit, pret në punën vijuese të Komitetit të përbashkët interdisiplinar të ketë debat me argumente, ose qasje profesionale dhe shkencore në temat që në të kaluarën kanë shkakrtuar intepretime të ndryshme.
“Në fakt qëllimi i këtij Komitetit është të vjen në zgjidhje që nuk do të jenë në kundërshtim me tendencat e evropizimit të këtyrëe hapësirave”, ka thënë ambasadori Gaber.
Ky Komitet maqedono- grek do të shfrytëzojë edhe përvoja nga puna e Komitetit ëe përbashkët maqedono- bullgar, ndërsa së shpejti do të ketë edhe takimin e tretë.