G7 për marrëveshje dypalëshe për lehtësimin e borxheve të vendeve më të varfra

13

Uashington, 3 qershor – Ministrat e Financave të Grupit të shtatë ekonomive më të zhvilluara në botë sot kumtuan se janë për zbatimin e marrëveshjeve dypalëshe për lehtësimin e borxheve të vendeve më të varfra deri në fund të këtij viti, ndërsa ndoshta edhe më gjatë.

Në një deklaratë të përbashkët, ministrat e financave të G7 gjithashtu bënë thirrje për përpjekje më të mëdha për ta forcuar procesin e publikimit të të dhënave për borxhin publik dhe u bënë thirrje kreditorëve që të marrin vendime të përgjegjshme për huazimin, në përputhje me udhëzimet për qëndrueshmëri të borxhit.

Ministrat, gjithashtu, vunë në dukje se kreditorët duhet t’i publikojnë plotësisht kushtet nën të cilat e miratojnë huazimin e qeverive dhe ta kufizojnë përdorimin e klauzolës për besueshmëri.

Comments are closed.