G20, Trump e Putin përballë njëri-tjetrit për herë të parë

19

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të takohet me homologun e tij rus, Vladimir Putin, për herë të parë në samitin e G20 në Hamburg, Gjermani. Që të dy kanë thënë se duan të riparojnë marrëdhëniet e dëmtuara nga krizat në Siri dhe Ukrainë, si dhe nga sulmet e supozuara të Rusisë në SHBA, shkruan BBC.

Ndryshimet klimatike dhe tregtia ndërkombëtare raportohet se do të jenë temat që do të dominojnë samitin, i cili ka tërhequr protesta masive në Gjermani. Përleshjet ndërmjet protestuesve dhe policëve në “Mirë se vini në ferr” kanë lënë 76 policë të lënduar.

Të dy liderët do të takohen pasditen e sotme për një orë, thonë mediat ruse, ndonëse raportet e tjera sugjerojnë se takimi mund të zgjasë përreth 30 minuta. Ende është e paqartë nëse ata do të flasin më pas me gazetarët, apo deri në çfarë mase mediat do të pranohen në takim.

Comments are closed.