Londër, 26 shkurt – Futurologu britanik Ian Pirson pohon se njerëzit e lindur pas vitit 1970, do të mund deri në vitin 2050 të bëhen të pavdekshëm, publikoi “Dejli mejl”.
Inxhinier dhe inovator nga Opsviç knsideron se inxhinieria gjenetike dhe inteligjenca artificiale do t’i ndihmojnë njeriut t’i tejkalojë përkufizimet me trupit të tij.
Sipas tij, ngadalësimi i proceseve të plakjes, krijimi i indeve laboratotike, organeve, dhe a.q. “trupa androisë”, si dhe botërat e reja virtuale dhe dixhitalizimi i trurit, do të mund të na mundësojë jetë të përjetshme.
Më tej, ai pajtohet se pothuajse askush në moshën e tij 95-vjeçare nuk do të dojë të jetojë përjetësisht, por të gjithë do të donin ta ndjehemi atëherë të paktën 30 vjet më të rinj.