Shkup, 16 dhjetor – Skuadra e Futsal Shkupi është shpallur kampion vjeshtor në elitën e futsalit vendor. ‘Bardhekaltërit’ sot në ndeshjen e javës së 14-të si mysafir, e parafundit, me rezultatin 5:2 mundi Zhelezarecin. Për skuadrën shqiptare fitorja ndaj ish-kampionin të Maqedonisë, ishte e 13 këtë sezon. Futsall Shkupi tani gjendet në pozitën e parë me 39 pikë, katër më shumë se Velesi i vendit të dytë.