Shkup, 27 nëntor – Të dielën skuadra e futsallit Shkupi në sallën sportive “Boris Trajkovski” me fillim prej ora 19:45 do të nisë garat evropiane.
Në program do të jetë xhiroja e parë kualifikuese ndërsa përballë do ta ketë ekipin e Blu Mexhik Dublin nga Irlanda. Trajneri Zoran Lekiq për takimin e parë kualifikues ndaj ekipit irlandez do ti ketë në dispozicion të gjithë lojtarët.
Ekipi me një fitore eventuale do të siguronte kualifikim në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Kjo do të jetë hera e dytë që ekipi nga Çair merr pjesë në garat e Ligës së Kampionëve. (koha.mk)