Shkup, 13 shtator – Zoran Levevski edhe zyrtarisht pjesë e Futsal Shkupit, bën të ditur faqja e klubit bardhekaltër, përcjellë gazeta Koha. Leveski sot kishte prezantimin e tij zyrtar në fanellën e skuadrës nga Çairi.
Derisa, nga radhët e kampionit aktual dhe fituesit të Kupës bëjnë të ditur se, kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut dhe i deritanishëm i klubit të futsallit “Veles”, do të jetë një forcë shtesë për ekipin e tyre si në ndeshjet e sezonit të ri, poashtu edhe për ndeshjet e “Main Round” në Ligën e Kampionëve.