Shkup, 12 mars – Ekipi i Futsall Shkupit në kuadër të xhiros së 15 ka shënuan fitore të rëndësishme në derbin lokal ndaj Juventus Seravës me rezultat 9:3, njofton Koha.mk.
Golat për ekipin e futsal Shkupit u shënuar nga Ismet Ceka i cili realizoi katër herë në portën e mysafirëve të Juventus Seravës, ndërsa në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Elesa Neziri që shënoi dy herë. Nga një gol shënuan edhe Zoran Leveksi, Erkan Shabani dhe Aleksandar Gligorov. Nga ana tjetër për ekipin e Juventus Seravës golat u shënuan nga Osman Mustafa, Furkan Shabani dhe Berka Alce.
Ndryshe për ekipin e fustal Shkupit ishte kjo fitorja e 12 sezonale, ndërsa me 38 pikë është rikthyer në krye të tabelës me pikë të barabarta me skuadrën e KMF Proekt Josifovo, mirëpo këta të fundit kanë një ndeshje më pak. (F.N)