Futsal Shkupi eliminon Blue Magic Dublin

68

Shkup, 29 nëntor – Ekipi i futbollit të vogël Futsall Shkupi me fitore i ka filluar kualifikimet në ligën e kampionëve, raporton gazeta KOHA.

Në sallën sportive “A1 Arena” ekipi nga Çairi i Shkupit me rezultatin 3:0 ka eliminuar iralndezët “blu” Magic Dublin. Golat për triumfin e Futsall Shkupit i realizuan Erkan Seferi, Nikolla Dimovski dhe Eljesa Neziri. Bardhekaltërit zhvilluan një ndeshje të mirë dhe ruajtën gjatë gjithë ndeshjen epërsinë, falë edhe portierit Shefki Berisha që priti disa gjuajtje të forta të kundërshtarëve nga Irlanda.

Me këtë fitore Futsall Shkupi kualifikohet në raundin e dytë të eliminatoreve të Çampionsit, me çka kundërshtarin do ta mësoj përmes shortit. (F.N/Koha.mk)