Një grua që shkoi në një pishinë private në Francë e veshur me burka, ka marrë një gjobë për të paguar shpenzimet e pastrimit. Burka është një veshje myslimane që përdoret nga gratë besimtare për tu larë në vend publik. Gruaja e quajtur Fadila vendosi të shkojë për tu relaksuar në një banesë me pishinë që e mori me qera në Marseja të Francë, por u gjobit. Sapo hyri në ujë, një anëtar i stafit tha se duhet të largohej menjëherë, duke i kërkuar që të mos e përdorte më pishinën për pjesën e mbetur të qëndrimit. Gjoba arriti në vlerën 490 euro, pasi pishina duhet të zbrazej dhe pastruar nga fillimi. “Unë u habita, sepse askush nuk më ndaloi ose më tha diçka. U zhgënjeva, u shokova nga fakti se dikush mund të jetë kaq hipokrit dhe i lig për një burka”, tha ajo për Independent. Ajo dhe bashkëshorti refuzuan të pagunin gjobën, por mendohet se pronari e ka tërhequr pagesën nga llogaria e tyre.