Kombëtarja futbollistike zvicerane e femrave të grupmoshës U-19,e ka filluar bindshëm fushatën kualifikuese të Kampionatit Europian. Në fitoren e ndeshjes së parë 7-0 ndaj Letonisë që u zhvillua në Ëindischgarsten të Austrisë, futbollistja shqiptare Riola Xhemaili, shënoi një hat-trick të përsosur brenda tre minutave, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com.
“Sigurisht që jemi të kënaqura me fitoren dhe shtatë golat, por mund të ketë pasur madje edhe disa gola të tjerë”, analizoi trajnerja e kombëtares U-19, Nora Häuptle. Kapitenja Svenja Fölmli, e cila së fundmi e kishte bërë debutimin e saj në ekipin e femrave A dhe tani e ka përforcuar U-19, siguroi epërsinë e hershme të Zvicrës në minutën 19`.
Mirëpo, rolin kryesor e luajti futbollistja shqiptare Riola Xhemaili, e cila shënoi një hat-trick midis minutës 26` dhe 29`. “Riola luajti shumë mirë sot dhe sigurisht që jam e lumtur për të, por në fokus është performancën kolektive e ekipit”, tha Häuptle. Përveç Fölmli (2 gola) dhe Xhemailit (3), Sophie Bohner dhe Yllka Kadriu gjithashtu iu bashkuan listës së golashënueseve.
Me siguri se Riola Xhemaili do të konkurrojë për hat-trick-un më të shpejtë në historinë e futbollit botëror. Mesfushorja e re shqiptare, aktualisht është futbolliste e FC Basel 1893 në Ligën e parë zvicerane.