Diego Armando Maradona u nderua në gjitha ndeshjet që u zhvilluan këtë fundjavë. Me një minutë heshtje nisën të gjitha takimet, megjithatë një futbolliste refuzoj ta bëj këtë gjë.
Paula Dapena, që është pjesë e klubit spanjoll Viajes Interrias FF, u ul në fushë në momentin kur të gjithë po e nderonin argjentinasin. Dapena e quajti Maradonën përdhunues, pedofil dhe abuzues, që sipas saj ai nuk e meriton të nderohet. “Bashkëlojtaret e mia më shikuan dhe qeshën, sepse e dinin se nuk do ta bëja. Ditë më parë, në Ditën e Eliminimit të Dhunës Gjinore, nuk u bënë këto gjeste dhe nëse një minutë heshtje nuk u mbajt për viktimat, atëherë unë nuk do ta mbaj një të tillë për një abuzues. Kam thënë se nuk pranoj ta mbaj një minutë heshtje për një përdhunues, pedofil dhe abuzues, prandaj u ula në tokë dhe e ktheva shpinën. Për të qenë lojtar, duhet së pari të jesh njeri dhe unë kam vlera përtej aftësive që i kishte ai, të cilat e dimë që ishin cilësi madhështore futbolli dhe talenti” ka thënë Dapena.