Futbollistin e Realit tentojn ta grabisin në rrugët e Madridit

8

Sulmuesi i Real Madrid, Mariano Diaz, ka rënë pre e një grabitjeje ditën e djeshme. Lojtari i lindur në Barcelonë ishte në zonën e Calle Serrano në Madrid, ku ishte me të dashurën e tij në një dyqan luksoz. Pasi dolën nga dyqani, një person tentoi ia mori me forcë çantat nga dora Diazit.

Personi pasi ia arriti t’ia marrë, kaloi ë anën tjetër të rrugës kur e dashura e Diaz filloi të bërtiste. Në atë moment dy kalimtarë të çastit fillojnë ta ndjekin të dyshuarin dhe ai nga presioni i hodhi çantat në rrugë, por arriti t’ia mbathte.

Pas incidentit, një nga punonjësit e dyqanit deklaroi se personat që sulmuan lojtarin madrilen po e monitoronin 26-vjeçarin që në momentin kur ai kishte hyrë në dyqan. Mariano i rimori çantat edhe pse policia ende nuk kishte mbërritur në vendin e ngjarjes.

Comments are closed.