Një statistikë e pabesueshme vjen nga Kina. Huashen Zhang është një nga lojtarët e Shangai SIPG, skuadra ku aktualisht luajnë edhe brazilianët Oskar dhe Hulk.
Për futbollistin 19-vjeçar ka një statistikë jo të zakonshme për futbollin që njohim. Në fakt, mesfushori i ka nisur si titullar shtatë ndeshjet e fundit, por çuditërisht zëvendësohet në minutat e para të takimit, shkruan Albeu.com.
Duhet të dini se Federata Kineze ka një ligj që i detyron të gjitha ekipet që të kenë një numër të caktuar futbollistësh vendas dhe që janë nën moshën 23-vjeçare pasi kështu ju jepet mundësia edhe talenteve të promovohen.
Shumë nga ekipet e Ligës së Parë kineze veprojnë në këtë mënyrë, duke nisur ndeshjen me një lojtar zakonisht të ri në moshë që ndërrohet brenda 20 minutave të para të takimit.