Futbollisti vdiq në fushë, mjekja dënohet me burg

46

Një gjykatë në Rumani ka vendosur të dënojë me një vit e gjysëm burg një doktoreshë për neglizhencë pasi shkaktoi vdekjen e mesfushorit kamerunas të Dinamo Bukuresht, Patrik Ekeng në maj 2016. Ekeng vdiq në fushën e lojës pak çaste pasi u fut në lojë si zëvendësues.

Elena Duta mjekja që po shoqëronte në ambulancë lojtarin kamerunas u akuzua  për mjekim të pakujdeshëm dhe nuk bëri përpjekjet e mjaftueshme për të shpëtuar futbollistin afrikan, dhe do përballet me 60 ditë punë komunitare dhe 200,000 euro gjobë, pasi gjykata e konvertoi dënimin me burg.

Klubi ku aktivizohej Ekeng Dinamo e Bukureshtit e hoqi nga qarkullimi fanellën me numrin 14 në shenjë respekti për mesfushorin kamerunas që ka luajtur me skuadra të në Kamerun, Francë dhe Zvicër.

Comments are closed.