Sulmuesi i Albacete, Roman Zozulya, ka ngjallur debat sërish pasi tha se tifozët e Rayo Vallecanos, që e thirrën atë nazist, do ta quajnë ped*r në të ardhmen. Në dhjetor të vitit 2019, ndeshja e kategorisë së dytë të futbollit në Spanjë mes Albacetes dhe Rayos u suspendua pas pjesës së parë, pasi që tifozët e Rayos “p*ta Nazi, Nazi i dreqit” drejt Zozulyas, ish-lojtar i Rayos, transmeton Gazeta Express. 30-vjeçari ukrainas kishte kaluar kohë i huazuar në Rayo në të kaluarën, por ai nuk luajti asnjë minutë pas protestave nga tifozët e klubit spanjoll. Zozulya ishte titullar për Albacete në barazimin me rezultat 1:1 kundër Rayos më 29 janar, duke nxitur fishkëllime dhe thirrje ofenduese nga tifozët e Rayos.
“Kur gjithçka filloi, unë isha fashist. Pastaj ata filluan të ma kontrollojnë llogarinë në Facebook dhe unë isha nazist. Së fundi, ata më thirrën racist dhe sot, unë nuk dua t’i dëgjoj, por më duket se më thirrën komunist”, ka thënë Zozulya. “S’ka logjikë prapa thirrjeve të tyre. Së shpejti ata do të më quajnë ped*r. Nuk do të befasohesha”, shtoi më tej ai.
Periudha e Zozulyas si i huazuar në Rayo në vitin 2017 nuk ishte aspak e këndshme për futbollistin shkaku i tifozëve, që cilën njihen për bindjes politike majtiste, ndërsa Zozulya ishte detyruar të shkruante letër për të mohuar lidhje me grupet neo-naziste. Zozulya ishte fotografuar me një shall me fotografi të Stephan Banderas, një figurë kontroverse në historinë e Ukrainës. Lojtari tha se ajo fotografi ia kishte tërhequr vëmendjen për shkak se ai i ngjan Banderan. Ai u sulmua edhe për një fotografi të tij me një fanellë të basketbollit me numër 18, përderisa ia bënte me gisht tabelës me rezultatin 14:88. Numrat 18 dhe 88 janë përdorur si simbole për nazistët. Futbollisti kishte thënë se ai e kishte bërë fotografinë për shkak të dallimin të madh në rezultat, ndërsa fanella me numër 18 i ishte dhënë atij e nuk e kishte zgjedhur vetë. Zozulya gjithashtu kishte thënë se fotografia e tij me disa paramilitarë ukrainas ishte bërë “për t’i mbështetur heronjtë dhe ushtrinë tonë”, pasi që fotografia ishte bërë afër luftës në Donbass në vitin 2014.