Gjeti vdekjen pasi i prenë organin gjenital dhe u torturua. Është kjo mënyra tragjike në të cilën gjeti vdekjen futbollisti i ri Daniel Correa, pjesë e ekipit Sao Paulo, por që ishte huazuar nga Sao Bento.
Futbollisti u gjet i vdekur në një pyll, pranë Sao Josè de Pinhais, në zonën metropolitane të Curitiba, në jug të Brazilit.
Në trupin e 24-vjeçarit u gjetën disa të prera, të cilat dyshohet se janë shkaktuar me të njëjtin mjet që i kanë prerë organin gjenital.
Në kufomën e të riut janë gjetur shenja të shumta torture, ndërkohë që trupi i pajetë u zbulua këtë të diel nga kalimtarë të rastit.
Policia deklaroi se, “Nga këqyrja e trupit, bëhet fjalë për një situatë shumë të dhunshme. Kufoma kishte dy të prera të thella në fyt, dhe koka ishte thuajse e shkëputur, ndërsa organi i tij gjenital ishte prerë”.