Me një gjest që ka shkaktuar polemika në mediat sociale, futbollisti rus Stanislav Manayev është filmuar duke fshirë hundën me një letër me vlerë 70 euro. Lojtari i FC Tonso ishte duke udhëtuar me shokët e ekipit me aeroplan, kur pyeti një nga kolegët për t’i dhënë diçka për të fshirë hundët.
“Mund t’ia jepja njerëzve në nevojë, por nuk do ta bëj pas më duhet të liroj hundët,” shprehet lojtari përpara se të fshijë hundët, dhe më pas hedh letrën në dysheme.
Video e tij është postuar në Instagram, por u fshi pak më pas, pas profili i tij u bombardua me ofendime.
Ministri sportiv i Rusisë Pavel Kolobvkov reagoi pas polemikave. “Nuk ka dyshim që video tregon një nivel të ulët kulture të lojtarit, jam i sigurt se do të mësojë nga ky gabim.”