Zekaj 16-vjeçar ka shprehur interesim që t’i bashkohet Kosovës, përkatësisht njërës prej grupmoshave të saj. Kontaktet kanë nisur tashmë, shkruan sot Koha Ditore. Nëse kjo lëvizje realizohet, Zekaj do të jetë lojtari i parë me të kaluar te Serbia që do të luajë për Kosovën.
Ai tashmë ka vizituar Federatën e Futbollit të Kosovës dhe është takuar me drejtuesit e saj. Në vizitën që e bëri në Prishtinë dhjetë ditë më parë, futbollisti i talentuar ishte i shoqëruar nga babai, konsultanti i tij dhe përgjegjësi i klubit Partizan për zhvillimin e lojtarit. Është Isa Sadriu, një prej futbollistëve më të mëdhenj që ka pasur Kosova, që ka aranzhuar takimin e Zekajt dhe përfaqësueseve të tij me drejtuesit e FFK-së.