Futbollistët janë shpeshherë protagonistë për gjestet e tyre të bamirësisë apo nismave për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Rasti më i fundit ishte ai i Salah që dhuroi 600 mijë Euro për të ndihmuar një spital në Egjipt për kurat me kancer. Rasti i radhës vjen nga Holanda, ku gjermani Lennart Thy do të mungojë për 1 javë për skuadrën e VVV-Venlo, pasi do t’i vijë në ndihmë një personi që vuan nga Leuçemia. Klubi bëri të ditur se Thy, që është i huazuar nga ekipi i Werder Bremen, ka kërkuar një javë pushim, në mënyrë që të dhurojë gjak për të shpëtuar pacientin që vuan nga kjo sëmundje e rëndë.