Ai është lojtari më i paguar në botë por shumë shpejt ai mund të largohet nga skuadra kineze ku paguhet 40 milionë euro në sezon. Carlos Tevez në fund të sezonit pritet të largohet nga Kina pasi nuk po përshtatet me klubin, Shanghai Shenhua. Agjencia e njohur e informacionit “Ole.com” raporton se presidenti i Boca Juniors, Angelici ka udhëtuar për në Kinë që ta bind Tevezin të rikthehet në Argjentinë. Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i Tevezit i cili në Kinë përfiton plot 40 milionë euro në sezon.