Mosha për të është thjeshtë një numër. Kazu Miura është 52-vjeçar, por kjo nuk e pengon që të synojë që të zbres sërish në fushën e blertë. Ish sulmuesi i kombëtares së Japonisë ka zgjatur edhe me një tjetër vit kontratën me skuadrën e promovuar këtë vit në JLeague, Yokohama FC.
“Unë kam punuar shumë çdo ditë për këtë dhe jam shumë mirënjohës. Dua të vazhdoj të shijoj futbollin dhe do të bëj të pamundurën për të ndihmuar ekipin të fitojë”, tha Miura, që në muajin e ardhshëm feston ditëlindjen e tij të 53-të.
Kjo është një “dhuratë” për sulmuesin veteran nga ana e Yokohama, pas kontributit në Ligën e parë sezonin e shkuar. Miura luajti në pesë ndeshje, duke grumbulluar 233 minuta, por pa arritur të gjej golin. Japonezi rekordmen kthehet kështu në elitën e futbollit pas 13 vjetësh, ku asokohe ishte vetëm 40-vjeç.