Max Kruse ka zgjedhur ta vazhdojë karrierën në Turqi. 31-vjecari, i cili ishte një lojtar i lirë pasi i përfundoi kontrata me Werder Bremen, nënshkroi me gjigandët nga Stambolli, Fenerbahce. Për ish-sulmuesin e Wolfsburg dhe Monchegladbach kishin shprehur interes edhe disa klube të tjera si Bayern Munich, Inter apo Tottehnam, por gjermani u bind nga projekti i klubit turk. Kruse bëri një sezon mjaft të mirë me Werder Bremen duke arritur të shënojë 11 gola dhe duke asistuar në 10 raste shënimi në 32 takime të luajtura.