Merr fund pas nëntë vitesh historia e dashurisë ndërmjet mbrojtësit të Sitit, Xhon Stons, dhe të fejuarës së tij, Mili Savejxh, ku çifti ka edhe një vajzë 18 muajshe.
Marrëdhënia e futbollistit me modelen përfundoi në muajin dhjetor dhe duket se do të ketë më shumë pasoja pikërisht për familjen e modeles, pasi Stons tashmë ka pushuar nga puna prindërit dhe vëllain e ish-të dashurës së tij.
Të tre familjarët paguheshin nga futbollisti nga 2 mijë sterlina secili, ku vëllai i Milit punonte si shofer personal i lojtarit 24-vjeçar. Tashmë pjesëtarët e familjes Savejxh duhet të kërkojnë punë të re, pasi në llogarinë e tyre do të kenë 6 mijë paund më pak të ardhura në muaj.