Sipas El Chiringuito në Spanjë, Rabiot do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me Juventusin dhe do të ketë pagë vjetore prej 7 milionë euro, transmeton Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha. Për më tepër, bardhezinjtë janë pajtuar që t’ia paguajnë atij edhe një shumë prej 10 milionë euro për transferimin. 24-vjeçari i ka zhvilluar 200 paraqitje për PSG-në, duke i fituar gjashtë tituj në Ligë 1.
Megjithatë, mospajtimet rreth kontratës së re bënë që ai të dëbohej nga ekipi i parë në dhjetor dhe që prej atëherë nuk ka luajtur futboll. Atij i skadon kontrata me kampionin francez këtë muaj dhe është i lirë t’i bashkohet kampionit italian.