Qendërmbrojtësi i Liverpool Dejan Lovren ka aq shumë dhimve sa që duhet të marrë pesë ilaçe të ndryshme për të qenë në gjendje të luajë. Lojtari i përfaqësueses kroate ka luajtur tetë ndeshje këtë sezon megjithëse ka probleme me mesin, por problemet fizike janë përkeqësuar. Lovren ka zbuluar se tani ka edhe probleme me kavilejn çka mund ta detyrojnë të qëndrojë larg kombëtares së tij në kualifikueset e Kupës së Botës ndaj Finlandës dhe Ukrainës.
“Kam pasur probleme dy javët e fundit, i gjithë trupi më dhemb,” shprehet 28-vjeçari për Sportske Novosti.
“Kam probleme me shpinën…dhe tani kam dëmtuar edhe kaviljen. Luaj, por nuk po stërvitem. Nuk mundem. Problemi më i madh është mesi. Prandaj nuk isha në ndeshjet ndaj Manchester City dhe Burnley në Premier League. Kam probleme të mëdha me pjesën e majtë të trupit. Jam duke marrë ilaçe që të luaj. Marr pesë ilaçe sa herë që zbres në fushë”, deklaroi Lovren.