Futbollisti i Hullit në gjendje të rëndë pas përplasjes me Cahillin (VIDEO)

15

Futbollisti i Hull Cityt, Ryan Mason, është duke luftuar për jetë pas dëmtimit të rëndë që pësoi në kokë pas përplasjes me Gary Cahillin e Chelseat, në ndeshjen e së dielës në Premier Ligë. 25-vjeçari ishte dërguar menjëherë në spital pas përplasjes me koka në pjesën e parë të ndeshjes.

Ai pritet tani t’i nënshtrohet një operacioni emergjent, pasi ka pasur gjakderdhje në tru, raporton “The Mirror”, transmeton Koha.net. Pas takimit trajneri Marco Silva ka konfirmuar se futbollisti ishte në spital, dhe se ishte në pritje të njoftime nga mjekët për të.  Mason ishte larguar nga ndeshja në minutën e 20-të.

https://www.youtube.com/watch?v=nqpsowt5nZQ

Comments are closed.