Bundesliga rifilloi këtë fundjavë nën masa të rrepta sigurie për të mundësuar një siguri maksimale ndaj infektimit me koronavirus. Kështu, edhe futbollistët që janë aktorët kryesorë duhej të zbatonin disa masa, ndërsa edhe pse kanë kontakte gjatë gjithë 90-minutëshit, sërish iu është këshilluar të shmangin festën në momentin e golit ku përqafimet janë masive. Por, mjaftoi një javë për të pasur polemika.
Kjo erdhi pasi futbollisti i Herta Berlin, Dedrik Bojata në një moment i afrohet shokut të skuadrës dhe duket sikur i dhuron një puthje, por vetë futbollisti pas ndeshjes e mohoi këtë duke theksuar se gaboi me të vërtet, por thjesht i duhej të këshillonte shokun e tij për një goditje të lirë.
“Nuk ishte një puthje, as festim. Kërkoj falje që vendosa duart në fytyrën e Marko Grujiç. Po i jepja disa këshilla mbi një goditje të lirë. Sigurisht, tani që luajmë në këto rrethana duhet të jemi më të kujdesshëm. Duhet të adaptohemi me mënyrën e të luajturit apo festimet”, deklaroi Bojata.