Futbollisti i Chelseat i ofrohet Real Madridit

E ardhmja e yllit brazilian Willian mbetet mister. Kontrata e brazilianit me Chelsea-n është drejt skadimit dhe negociatat për rinovimin nuk kanë qenë të suksesshme, të paktën deri tani.

Për këtë arsye nuk mund të përjashtohet një largim i lojtarit nga londinezët në fundin e sezonit. Sipas The Sun, Willian duket se i është ofruar Real Madrdi-it, klub që është në kërkim të përforcimeve në merkato.

Gjithsesi, Los Blancos duket se nuk janë të gatshëm ta mirëpresin yllin e Chelsea-t dhe se janë përqendruar tek objektiva të tjerë.