Nikolas Taljafiko vazhdon të shkëlqejë në fushën e blertë, ku ishte ndër pikat më të forta në sezonin fantastik që realizoi vjet Ajaksi. Madje 26-vjeçari e ka nisur në mënyrën më të mirë edhe edicionin 2019-2020, ku ishte vendimtar në ndeshjet eliminatore në Champions, duke gjetur edhe golin në fitoren 3-2 ndaj PAOK.
Por përveç shkëlqimit në fushë, Taljafiko bën të njëjtën gjë edhe jashtë saj. Ai prej kohësh është në një romancë me modelen argjentinase Karo Kalvanji, e cila duket se është frymëzimi kryesor për lojtarin e kombëtares argjentinase.