Jaylon McKenzie, një futbollist 14-vjeçar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u vra këtë fundjavë, gjatë kohës sa po largohej nga një festë në një shtëpi.
Nëna e Jaylonit, Sukeena Gunner, tha se djali i saj kishte shkuar për një festë në Venice të Illinois, ku kishte filluar një përleshje. Ai kishte tentuar të largohej nga aty pasi kishte filluar sherri, por një plumb qorre goditi atë, transmeton Gazeta Express, përcjell gazeta Koha.
Jaylor ishte në klasë të tetë dhe luante futboll amerikan. Ai u kishte bërë aq shumë përshtypjeve klubeve të kolegjeve saqë kishte filluar të merrte oferta qysh tani, përkundër që ishte ende shumë i ri.
“Ai nuk fliste shumë, por ai i tërhiqte njerëzit me buzëqeshjen dhe personalitetin e tij. Zemra ime e kishte një të ardhme të ndritur. Jeta e tij përfundoi në mënyrë të pakuptimtë, për shkak të dikujt që s’e kupton rëndësinë e jetës. Vetëm lutuni për të, kjo është e gjitha që mund ta kërkoj tani”, ka thënë nëna e 14-vjeçarit.