Futbollistët e Shkupit “maltretohen” nga irlandezët

Skuadra e Shkupit është ankuar në pritjen e skuadrës irlandeze dhe maltretimet që i janë bërë klubit shkupjan me arritjen në Irlandë.

Shkupi do të takohet me skuadrën e Irlandës, Shamrock Rovers në kuadër të UEFA Europa League, raporton Paparaci.

Klubi ka reaguar përmes një postimi në facebook, ku ka përshkruar situatën e krijuar nga ana e klubit irlandez.

Advertisements

“Futbollistët e Shkupit janë detyruar të zbresin në një vend rreth 300 km larg vendit të caktuar, teksa edhe pse janë ankuar te UEFA, vendimi i irlandezëve nuk ka ndryshuar.

“Skuadra jonë po pengohet në një mënyrë kaq të pahijshme, me mashtrime. Pavarësisht buxhetit tonë, ne po përpiqeshim t’i mbanim lojtarët tanë rehat duke rezervuar një aeroplan çarter dhe duke paguar mijëra euro për t’u siguruar që lojtarët tanë mund të arrinin me shëndet të mirë, por qeveria irlandeze nuk e dëgjoi UEFA-n, pavarësisht ndërhyrjes së tyre, na zbarkoi 300 km larg Dublinit dhe i dha ekipit tonë një trajtim të pamerituar në këtë rrugëtim”

“Po kështu, pas ndeshjes do ta kthejë 300 km mbrapa dhe do të fluturojnë prej andej. Fatkeqësisht, kjo nuk i është bërë asnjë ekipi tjetër përveç ekipit të Maqedonisë së Veriut, vetmia jonë është shfaqur sërish teksa përparonim në rrugën evropiane”, thuhet në njoftimin e klubit.

Në fund skuadra e Shkupit ka dhënë një mesazh edhe për kundërshtarët e tyre para ndeshjes.

“Shpërblimi i të qenit skuadër është t’i përgjigjesh si ekip të keqes që të është bërë në të njëjtën mënyrë, andaj sot skuadra jonë do t’ju tregojë se çfarë karakteri është, si luanët në fushë, do të tregojnë se nuk ka ekip që nuk do të përkulet para mashtrimeve të tilla, mashtrime të tilla të lira nuk duhet të kenë vend në futboll, dhe nuk duhet të mbeten pa u ndëshkuar, ata vetëm FC Shkupin e trajtuan kështu, por a mund të na trajtoni njësoj nëse do të paraqitej ndonjë ekip italian, spanjoll, gjerman apo anglez”, përfundon njoftimi i klubit