Njëri prej viktimave të tragjedisë së sotme në Çair, Abdulkerim Mustafa ka qenë edhe trajner futbolli për fëmijë, pranë shkollës së futbollit “Nju Jork” të Shkupit, transmeton gazweta Koha. Sot fëmijët e këtij klubi të futbollit, me keqardhje kanë pranuar vdekjen tragjike të trajnerit të tyre.
Për ndryshe, gjatë ditës së sotme, në lagjen e Çairit, saktësisht në rrugën “Kemal Sejfulla”ndodhi tragjedi ku humbën jetën dy vëllezërit, Mensur dhe Abdulkerim Mustafa, derisa punonin në një gropë të hapur për rregullimin e kanalizimit. (koha.mk)